INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të prerë në fytyrë e trup. Dy italianët: Na grabitën shqiptarët!

Të prerë në fytyrë e trup. Dy italianët: Na grabitën shqiptarët!

Publikuar më: 15:57 05-10-2018

Dy të rinj të moshës 27 dhe 28 vjeç u shfaqën në shtëpi me plagë në fytyrë dhe krahët e tyre, ndërsa njëri kishte edhe një prerje në pjesën e gjoksit.
Të rinjtë thanë se u sulmuan dhe u plaçkitën nga tre të huaj për të justifikuar shenjat në trup para anëtarëve të familjes në Cremona. Duke i përshkruar si " shqiptarë", ata thanë se grabitësit ishin të armatosur me mjete prerëse. Ata thanë se ishin kërcënuar për vjedhjen e parave të tyre dhe më pas agresorët ishin larguar. Por, i gjithë ky skenar u zbulua shumë shpejt nga karabinierët, sipas të cilëve, djemtë kishin shpikur gjithçka dhe kishin raportuar për simulimin e krimit disa miq. Në fakt, kamerat e mbikëqyrjes në Piazza Lodi, ku ndodhi agresioni i pretenduar, nuk regjistroi ndonjë vjedhje në tentativë. Hetimet e para kanë zbuluar se lëndimet janë rezultat i një grindjeje të dhunshme pas një feste me konsumim droge, në të cilën dy të rinjtë morën pjesë.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656