INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të prezantosh motin me djalin në shpinë, meteorologia guxon live [VIDEO]

Të prezantosh motin me djalin në shpinë, meteorologia guxon live [VIDEO]

Publikuar më: 15:13 12-10-2018

Një nënë e përkushtuar dhe një profesioniste kështu mund të përshkruhet Susie Martin, e cila punon për shërbimin meteorologjik Praedictix në Minessota vendosi të marrë djalin e saj gjatë kohës që duhej të punonte.

“Është jashtëzakonisht çliruese që të jem në gjendje të mbaj djalin tim gjatë kryerjes së detyrave të tjera,” shkroi ajo në blogun e kompanisë Praedictix. Gruaja bëri këtë gjest për të festuar “javën e fëmijërisë” dhe u vlerësua nga shumë përdorues të internetit, të cilët shpërndanë videon.

Kompania meteorologjike, duke postuar videon në llogarinë e tyre të Tëitter bëri shaka duke shkruar:

“Parashikimi ynë kombëtar sot u njoftua nga meteorologia @smartinËX dhe nga një mysafir i veçantë. Për fat të keq, asistenti po flinte në vendin e punës. Kërkojmë ndjesë për këtë të papritur”.

Por video e mëposhtme u bë virale në shumë media.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385