Çështja “Neymar” është kthyer në një telenovelë pasi sot pas shumë spekulimesh pritej të zyrtarizonte kalimin e tij te francezët e Paris SG, por mesa duket kjo çështje ka marrë një drejtim tjetër.
Futbollisti Brazilian udhëtoi për në Dubai ku u përfol se do të finalizonte marrëveshjen me drejtuesit e PSG por siç duket i ka lënë me gisht në gojë sheikët.
Neymar ka publikuar një foto në Instagram ku është shfaqur në avion duke udhëtuar drejt Spanjës. Siç bëjne me dije mediat spanjolle, sulmuesi i Barcelonës do të takohet me presidentin Bartomeu për të vendosur të ardhmen e tij.
Më herët këtë e kishte konfirmuar edhe trajneri Ernesto Valverde: “Neymar të mërkurën do të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës”, kishte thënë Valverde pas fitores ndaj Real Madridit në Miami.