INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të punosh nga shtëpia, ja disa nga zanatet [VIDEO]

Publikuar më: 18:01 19-04-2017

Të punosh nga shtëpia duket si ëndërr që gjithkush do ta ëndërronte, por një gjë e tillë nuk është e lehtë dhe kërkon një përkushtim akoma më të madh sesa puna në një zyrë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Stanfordit, më shumë se 10% e të punësuarve amerikanë punojnë nga shtëpia. Një prej avantazheve të të punuarit në shtëpi është se, nëse për ju janë më produktive orët gjatë natës, ju keni mundësinë e zgjedhjes dhe nuk ju duhet të punoni që në orët e para të mëngjesit. Një tjetër përparësi është, se ju nuk duhet të visheni në mënyrë formale, të qëndroni mbi taka të parehatshme apo të bëni make-up. Nëse punoni nga shtëpia, ju duhet të keni “zyrën” tuaj të punës dhe jo të uleni përpara tv apo mbi shtrat.

Por, cilat janë disa nga zanatet që mund të behen nga shtëpia?

Blogger është me siguri puna dhe zanati i parë, që mund të bëhet në shtëpi. Shites online është një punë 24 orë në 24, madje mund të fitohet pa ju marrë shumë kohë. Këshillues imazhi, që nga përzgjedhja e fustanit, make-up, modelin e flokëve, është një tjetër zanat që mund ta bëni lehtësisht nga shtëpia.

Article Logic
Execution time: 0.0031969547271729