Një ''screenshot'', në ditët e sotme mund të të prishë shumë punë, prandaj bëni kujdes çfarë shkruani me shokët ose shoqet sepse mund edhe turpëroheni. Njëra prej aktoreve shqiptare nuk qenka treguar shumë e kujdesshme me fjalët që shkruan me shokët.
Bëhet fjalë për Adriana Matoshi, e cila është një ndër aktoret shqiptare më të reja e cila së fundmi ka fituar goxha popullaritet me rolin e saj si “Sasi” tek seriali “O sa mirë”.
Mesa duket aktorja bëhet goxha nervoze, sidomos kur puna e xhirime nuk i shkon siç duhet, këtë gjë na e ka treguar regjisori i serialit Ard Islam i cili ka publikuar mesazhet me aktoren.
Në një bisedë mes tyre aktorja i thotë se nuk mund të shkojë në prova, por vetëm për xhirimin. Mirëpo regjisori i ka thënë se skenat pa prova nuk dalin mirë. Kjo e ka nervozuar Adrianën e cila i është kthyer duke e sharë.
Ardi i ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me Adrianën në Instastory dhe shkruan: “Ja shikoni si nervozohet kolegia”.