INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të reja shokuese: Gjendja mendore e Kanye West, shumë më keq se çfarë u mendua në fillim!

Të reja shokuese: Gjendja mendore e Kanye West, shumë më keq se çfarë u mendua në fillim!

Publikuar më: 10:31 24-11-2016

Një makth që duket se do e ketë të vështirë të mbarojë shpejt.

Kanye West është në një gjendje shumë të keqe mendore dhe burime pranë tij bëjnë me dije se qëndrimi i tij në spital është shumë larg përfundimit. Burimet tregojnë për TMZ se raportimet mjekësore të mëngjesit të djeshëm kishin vendosur që Kanye të qëndronte në Qendrën Mjekësore UCLA të paktën deri në fund të javës. Disa nga familjarët e tij dëshironin që ta merrnin në shtëpi për Ditën e Falenderimeve (që është sot) me idenë që një darkë familjare do t’i bënte mirë, por kjo dukej e pamundur.

Fillimisht doktori i artistit amerikan deklaroi se ky i fundit po vuante nga një psikozë e përkohshme e shkaktuar nga mungesa e gjumit dhe dehidratimi ekstre, por tashmë TMZ zbulon se problemi është shumë më i rëndë se kaq. Një burim shumë i lidhur me Kanye tregon se problemet e tij psikologjike janë aq të rënda sa siguracionet e tij, që përfshijnë humbjet e fitimeve dhe detyrimet financiare për koncertet e anulluara për shkak të shëndetit dhe sëmundjeve, do të mbulojnë të gjitha humbjet nga 21 koncertet që ai ka anulluar. Me pak fjalë, plot 10 milionë dollarë! Të paktën në këtë krah Kanye mund ta bëjë gjumin i qetë, nëse do ia dalë mbanë që të flejë këtë herë.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945