Me pankartën “Vdekje për shqiptarët” (Smrt za shiptari) disa të rinj maqedonas kanë zgjedhur të protestojnë kundër gjuhës shqipe dhe kundër kërkesave të partive shqiptare. Këto ditë situata në Maqedoni është e tensionuar më shumë.
Sipas agjencisë së lajmeve INA, shumë të rinj maqedonas po ndjellin gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Maqedonasit kanë fshirë edhe tabelat në gjuhën shqipe në disa rrugë. Autorët duket se janë mbështetës të partisë VMRO-DPMNE, pasi në disa tabela është shkruar emri i kësaj partie. Parullat e tilla janë hasur edhe në disa qytete të tjera gjatë protestave të fundit, por edhe në stadiumet e futbollit