Sot papunësia tek të rinjtë është mjaft e lartë po së fundmi është dhënë e një lajm i mirë për shumë të papunë, që kanë mbaruar arsimin e lartë. Të rinjtë që do kryejnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të paguhen. Ky lajm u dha nga kryebashkiaku, Veliaj gjatë një aktiviteti ku u çertikuan 47 të rinj që kanë mbyllur ciklin e praktikës pranë Bashkisë së Tiranës.
“Ka ardhur momenti të mendojmë jo vetëm zgjatjen e praktikave, por edhe për një pagesë. Periudha e intershipit do të zgjatet nga 3 në 6 muaj,” tha Veliaj.