INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të rinjtë demokratë protestë me parulla për dorëheqjen e Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 12:38 08-12-2016

Të rinjtë e Partisë Demokratike ditën e rinisë kanë zgjedhur ta përkujtojnë me protesta si 26 vite më parë. Nëse atëherë protestonin kundër regjimit totalitar, këtë herë në një shtet demokratik të rinjtë protestojnë për çështje të ndryshme sociale. Ata nisën protestat nga Ministria e Arsimi dhe nga disa institucione të tjera të larta me parulla dhe thirrje për më shumë politika cilësore dhe sociale për të rinjtë. E më pas u mblodhën të gjithë tek kryeministria ku dhe përmes disa fjalimeve kërkuan dhe dorëheqjen e Ramës.
Për protestat ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama ku i quan të rinjtë të nxituar nga partite dhe iu tha që rezulatet në arsim në qeverisjen e tij janë të larta dhe këtë e faktojnë dhe testet ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0019159317016602