Të rinjtë shqiptarë po tregojnë shumë pak interes për librin. Ndonëse njohin mirë markat më të reja të celularëve, makinave apo tendencat e modës, po ti pyesësh për libra apo autorë të tyre, kanë informacion të mangët. In Tv kreu një vëzhgim, ku pjesa më e madhe e të rinjve thonë se kohën e lirë e kalojnë në lokale apo internet dhe për fat të keq larg librave jashtëshkollorë. Disa të rinj pohojnë se të vetmet libra që lexojnë janë ato që ju duhen gjatë procesit mësimor. Pasojat e kësaj 'krize ' në mardhënien me librin dhe leximin në tërësi kanë prekur pjesën më të madhe të brezit të ri. Të prirur pas qejfit, të rinjtë shqiptarë po anashkalojnë leximin. Duke qënë të lidhur me teknologjinë, ata thonë se mjafton të bëjnë një kërkim në internet rreth një autori apo vepre dhe kështu merret informacion. E ndërsa ka të rinj që kohën e lirë e shfrytëzojnë për aktivitet fizik, qoftë një shëtitje rreth liqenit, apo palestër. Pak kohë më parë një studim i INSTAT raportoi një të dhënë të frikshme pasi 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.