Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë ironizuar keq deputetët e rinj të opozitës. Ata kanë ngjitur disa pankarta në hyrje të Parlamentit, në të cilat përmenden emrat e deputetëve të rinj. Ndërkohë, megjithëse nuk ishte paralajmëruar asnjë protestë nga ana e opozitës, Policia e Tiranës ka marrë gjithë masat për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Është pothuajse i njëjti plan masash por me një numër më të ulët punonjësish policie. Janë gjithsej rreth 300 punonjës policie në ruajtje të Parlamentit, forcat “Shqiponja” dhe FNSH. Po ashtu raportohet të jetë formuar një kordon me punonjës rendi dhe atyre të Shqiponja-ve mes tyre, po ashtu ka edhe femra përgjatë gjithë rrethimit ku vërehet se të gjithë janë të pajisur me kundragaz.