INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë e LSI-së në protestë: “Për Haradinaj, një komb, një qëndrim”

Të rinjtë e LSI-së në protestë: “Për Haradinaj, një komb, një qëndrim”

Publikuar më: 20:10 10-01-2017

Lëvizja Rinore për Integrim, e Lëvizjes Socialiste për Integrim, proteston të mërkurën para ambasadës franceze në Tiranë, bashkë me përfaqësues të forumeve të tjera rinore në mbështetje dhe për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit, luftëtarit dhe politikanit të shquar të Kosovës, Ramush Haradinaj. 500 të rinj të LRI-së do të protestojnë në orën 12.00 me slloganet “Me Ramushin”, “Ramush Haradinaj është Kosova”, “Francë, mos na zhgënje, thuaj jo lojrave të Serbisë” apo “LRI në mbështetje të lirisë,” “Haradinaj simbol i lirisë,” “Për Haradinaj, një komb një qëndrim.” Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaci theksoi se të rinjtë e LSI-së mbështesim zotin Haradinaj dhe kërkojne lirimin e tij. “Ramush Haradinaj është përballur me drejtësinë, me dinjitet dhe integritet dhe ka dalë fitimtar. Haradinaj përfaqëson luftën e shqiptarëve për liri dhe drejtësi dhe është model i politikanit që lufton për vendin e vet. Ne shprehim zeshëm dhe qartë mbështetjen tonë për Ramushin, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë dhe kthimin e tij në Kosovë,” tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768