Teksa brenda ambjenteve të Kuvendit nisi seanca plenare të rinjtë e PD-së dhe LSI-së zhvilluan një protestë simbolike jashtë ambjenteve të Parlamentit.
Rreth 28 të rinj të dy forumeve politike në mënyrë simbolike kanë veshur bluzën e secilit vend anëtar, ndërsa i tregojnë kryeministrit kartonin e kuq duke nënkuptuar sipas tyre refuzimin e hapjes së negociatave.
Në mënyrë simbolike ata mbajnë në duar edhe një mur i cili nënkupton bllokimin për të kaluar më tej në union.
Të rinjve u është bashkuar edhe Indrit Hoxha kandidati i cili pak para betimit refuzoi të marrë mandatin e deputetit .