Të rinjtë demokratë janë lidhur me pranga para Parlamentit ndërkohë që mbajnë të veshura bluza me thirrjet: Liri, Demokraci, Shpresë.
Ajo që e bën të ndryshme protestën e sotme janë edhe pankartat të gjitha me të njëjtin shënim “IK” që mbajnë në duar të gjithë protestuesit në rrugën para parlamentit të kthyer në shesh.
Në protestën e sotme nuk mungon as Rama, ku njëri prej të rinjve mban në fytyrë një mask me fytyrën e kryeministrit.