Një grup të rinjsh të Partisë Demokratike protestuan sot para punimeve të Asamblesë Socialiste, duke mbajtur në duar kallama me “peshqit e mëdhenj”. Të rinjtë demokratë kanë gjetur këtë mënyrë për të ironizuar qeverinë e Edi Ramës.
Halit Valteti tha se ata po protestojnë për ti rikujtuar Ramës dhe shqiptarëve se kush janë peshqit e mëdhenj. Sipas Valetit peshqit e mëdhenj janë në qeveri madje vet kreu i qeverisë shqiptare Rama, është peshku më i madh.