INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë fërshëllejnë kundër Edi Ramës, Kryeministri nxehet keq. ‘Ti bilbil shko në pyll’

Të rinjtë fërshëllejnë kundër Edi Ramës, Kryeministri nxehet keq. ‘Ti bilbil shko në pyll’

Publikuar më: 15:55 08-12-2017

“Ftoj kryeministrin më sportive me suportues për të rinjtë Edi Rama”

Kjo ftesë ka ndezur euforinë e të rinjve që ishin në Parkun Olimpik të Tiranës, ku u mbajt dhe Panairi i parë kombëtar i sporteve të aventurës. Megjithatë këtë eufori kryeministri nuk e priti mirë.
Edi Rama:
“Kam një sugjerim për të rinjtë, këtu afër është pylli, shkoni e hipni në pemë e fishkëlleni “.
Edhe pas kësaj të rinjtë nuk ndaluan fërshëllimat, çka ka nxehur jo pak Kryeministrin.
Edi Rama:
“Me duket e padrejte që disa bilbila vazhdojnë e fërshëllejnë s’është e drejtë. Nuk jemi në pyll pylli është afër…dakot…
Edhe pas këtyre fjalëve të kryeministrit , të rinjtë nuk ndaluan, aq sa Rama arriti ti drejtohet drejtpërdrejt njërit prej tyre.
Edi Rama:
“Unë nuk dorëzohem dhe ti bilbil që ke gjithë kohës me gishtat në fund është mirë ti japësh fund këngës së fytit ose ik e jepi këngës në pyll”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994