Prezantimi i librit të kryeministrit Edi Rama, ‘Kurbani’ në Torino është pritur me protesta nga disa të rinj shqiptarë.
E përditshmja italiane ‘La Stampa’ shkruan se pesë të rinj kanë qënë të pranishëm në ‘Sallën Blu’ ku po paraqitej në panair edhe libri i kryeministrit ‘Kurban’.
Të pesë të rinjtë mbanin në dorë fletë A4 ku ishte një foto ku ministri ibrendshëm Italain Minniti shtrëgnonte dorën me ministrin e Brendshëm Xhafaj.
Madje në letër shkruhej se vëllai i ministrit është dënuar me 7 vite mër trafik droge.
Dhe sipas protestuesve shkruan La Stampa vëllai ministrit është i lirë falë mbështetjes së kryeministrit.
Por kjo protestë zgjati shumë pak dhe madje kryeministri hodhi edhe një batutë.
’Nuk janë aktivistë por protestues që ndjekin kudo nga pak kryeministrin, duke shtruar pyetje të pabaza’ u shpreh Rama.
Ndërsa të rinjtë u larguan nga salla me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.