INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë më të riskuar nga kancerit, shkak…obeziteti

Të rinjtë më të riskuar nga kancerit, shkak…obeziteti

Publikuar më: 12:02 18-02-2019

Të rinjtë e moshës 25-35 vjecare kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundjet tumorale.  Dhe shtimi i mbipeshës në këto 40 vite mund të ketë rritur rrezikun e kancerit te brezat e rinj.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga ekspertë amerikanë.

Në ditët e sotme rastet me patologji tumorale janë gjithnjë e në rritje sidomos tek moshat nën 50-vjeçare. Personat nga mosha 24- 49 vjec sëmuren gjithnjë e më shumë për shkak të peshës së tepërt. Dhe në këtë pikë ata kanë më shumë mundësi të vuajnë nga sëmundjet tumorale.

Alarmi jepet nga studiues amerikanë të cilët morën në analizë rreth 15 milionë persona të cilët u diagnostikuan me kancer.  Ekzaminimi mori raste nga viti 1995-2014.

Shkencëtarët zbuluan trendin se të rinjtë ishin më shumë të predispozuar të prekeshin nga një nga 6 patologjitë kancerogjene.

Studiuesit vërtetuan se rastet e prekura, nga 6 prej 12 kancerave të lidhura me obezitetin, ai i zorrës së trashës, qafës së mitrës, i fshikëzës së tëmthit, veshkës, pankreasit janë shtuar veçanërisht te personat nën 50 vjeç. Studiuesit mendojnë se ky trend lidhet me rritjen e shpejtë të obezitetit, pasi brezat e rinj në mbarë botën po përballen  me një ekspozim të parakohshëm e afatgjatë ndaj rreziqeve të mbipeshës. Por, cila është lidhja mes  shëndetit të  tepërt me kancerin? Ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me këtë, megjithatë shkencëtarët deri tani kanë një teori kryesore.

Qelizat e dhjamit sipas tyre krijojnë hormone shtesë dhe faktorë të rritjes. Këto të fundit i tregojnë qelizave në trup të ndahen më shpejt, çfarë shton mundësinë e prodhimit të qelizave kancerogjene, të cilat mund të vazhdojnë të ndahen dhe të shkaktojnë tumore.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818