Disa të rinj nga Laçi, kanë rrahur një gjimnazist, me iniciale D.Lleshi, pas një sherri banal që ky i fundit kishte pasur me një bashkëmoshatar të tij. Të rinjtë nga Laçi, pasi i kishte lajmëruar kushëriri i tyre, që u konfliktua me D.Lleshin, kanë hyrë brenda shkollës “Haxhi Lata” në Burrel dhe e kanë rrahur brutalisht 17 vjeçarin dhe më pas janë larguar.
Dyshohet se autorët, identifikimi i të cilëve akoma nuk është bërë i ditur, kanë qenë të armatosur. Më pas familjarët e fëmijës së rrahur kanë bërë denoncimin në polici.