Aktivistë të shoqërisë civile natën e kanë kaluar tek parku i liqenit, e pikërisht tek vendi ku pritet të ndërtohet këndi i lojrave për fëmijë. Ata më herët kanë konstatuar se aty po hidhet beton ndaj dhe vendosën të fjenë në këtë zonë të liqenit për të mos lejuar më vijimin e punimeve për këndin e lojrave.
Por veç fakti që ata kanë qëndruar në të ftohtë gjithë natën jashtë, janë “përleshur” me punonjësit e kompanisë së ndërtimit që po ndërton këndin e lojërave dhe sipas aktivistëve ata kanë dalë jashtë kontrollit duke i rrahur. Ata thonë se një prej organizatorëve të protestës, Eljan Tanini është goditur me grushta dhe shqelma prej përfaqësuesve të kompanisë dhe se policët kanë qenë të pranishëm në momentin e dhunës, por nuk kanë ndërhyrë. Sipas aktivistëve edhe gjatë shoqërimit të agresorit, ai ka vazhduar t’i godasë. Megjithatë protestuesit nuk janë trembur madje një prej vajzave i është përgjigjur flakë për flakë kërcënimeve të “të fortit” të kompanisë madje duke e fyer!
Të rinjtë kanë xhirruar gjithëçka...