INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë që sfidojnë veten [FOTO]

Të rinjtë që sfidojnë veten [FOTO]

Publikuar më: 15:12 01-10-2018

Për çdo të ri të sapodiplomuar, realiteti post-universitar është më tepër sesa i pasigurt. Në kakofoninë e tregut shqiptar, një ndër sfidat më të vështira mbetet ajo e punësimit, vështirësia për të realizuar veten profesionalisht, mungesa e opsioneve, dilemat e vazhdimësisë. Konjukturat ose i ashtuquajturi "miku" e kanë shndërruar këtë situatë në një realitet të vështirë. Por ndodh që mbi këtë realitet të ketë plot shembuj të rinjsh të cilët tejkalojnë kufizimet, sfidojnë veten duke krijuar një precedent krejtësisht të ri.

23000317_1710830382295352_1817361879016013748_o.jpg

 

Konkretisht tregut shqiptar të punësimit dhe veçanërisht fushës së edukimit i është shtuar që prej Tetorit 2013 qendra e gjuhëve të huaja "Academy of European Languages". E diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në vitin 2012, Eva Çota pas një studimi të tregut si dhe e shtyrë nga pasioni për mësimdhënien vendosi të sjellë si një risi hapjen e një qendre të gjuhëve të huaja duke e konceptuar si diçka inovative dhe të përshtatshme për çdo target-grup të interesuar për të mësuar gjuhët e huaja.

DSC_0099.JPG

 

Filluar si një iniciativë private modeste, qëllimi dhe dëshira e pasioni e superonte mundësinë financiare në atë periudhë. Manjatët e teknologjisë si Bill Gates, Steve Jobs apo Elon Musk i patën fillesat e tyre në një garazh të thjeshtë të shtëpisë së tyre, ndërsa Evës, të sapodiplomuar në gjuhën Angleze, iu nevojit një ambient tepër modest me vetëm 1 tabelë të bardhë, 1 tavolinë dhe 7 karrige për t’i dhënë jetë ëndrrës së saj për ta shndërruar atë në një kalvar që pretendon të lërë gjurmë në arsimin shqiptar. Në krye të herës, në kushtet e mundësivve financiare të kufizuara dhe të një tregu punësimi të parregulluar mbi baza meritokracie, kjo nismë jo vetëm që nuk gjeti mbështetje por shpeshherë u kundërshtua në forma dekurajuese.Por përkundrejt të gjithave, mësuese Evës i mjaftonte qëllimi i saj për t'i shkuar deri në fund ëndrrës dhe për t'i dhënë formën, trajtën dhe përmbajtjen që ka sot.

DSC_0681.jpg

 

Academy of European Languages, ose AEL siç njihet ndryshe me akronimin e saj, filloi veprimtarinë e saj në 4 Tetor të vitit 2013 me vetëm 5 nxënës. Në dhjetor të të njëjtit vit u realizua aktiviteti i parë edukativo-kulturor me qëllim promovimin e dijeve të nxëna nga fëmijët për periudhën 2-mujore në kurs. Ky aktivitet u bë nismëtari i një tradite e cila vazhdoi rregullisht e në mënyrë intensive. Në 5 vite, AEL numëron mbi 30 aktivitete të rëndësishme ekstrakurrikulare me qëllim promovimin dhe nxitjen e nxënësve për të mësuar, ndryshe nga çdo qendër tjetër e gjuhëve të huaja në Tiranë. Kjo është realizuar nëpërmjet praktikës dhe veçanërisht argëtimit e udhëtimeve, dhe rezultatet kanë qenë përtej pritshmërive. Aktualisht AEL numëron rreth 200 nxënës dhe 6 klasa të pajisura me të gjitha kushtet bashkëkohore për të ofruar mësimdhënie cilësore. AEL ofron kurse të gjuhëve të huaja për fëmijë, adoleshentë e të rritur për të gjitha nivelet dhe grupmosha. Kurset e gjuhëve janë të përgjithshme ose për qëllime specifike si biznesi, mjekësia, etj. Botimet më të fundit të shtëpive botuese prestigjoze ndërkombëtare janë gjithashtu faktorë të suksesit.

DSC_1020.jpg

 

Krahas mësimdhënies dhe tejçimit të dijeve në gjuhët e huaja, një ndër qëllimet kryesore të kësaj qendre është edukimi dhe ndikimi në formimin e brezit të ri. Objektivi i përbashkët i stafit të mësueseve të qendrës është përcjellja e vlerave, e normave edukative dhe sigurisht ngritja e një slogani që zotërimi i një gjuhe të huaj në çdo kohë është një dritare dhe vazhdimësi e sigurt drejt së ardhmes. Në tërësinë e saj, kultivimi dhe promovimi i këtyre vlerave si dhe rruga drejt suksesit është hasur jo me pak vështirësi e dështime. Por këto të fundit jo vetëm që nuk kanë ndikuar negativisht për kanë shërbyer si katalizatorë për arritjen e qëllimit final.

DSC_0387.jpg

 

E kështu, pas një rrugëtimi 5 vjeçar, të pasur me orë të panumërta e të tejzgjatura pune, me shumë arritje, suksese dhe mësime, AEL feston këtë 4 Tetor pesë vjetorin e krijimit të saj, event i cili do të transmetohet livestream në Facebook.

2_days_left.png

 

Pozicionimi aktual, ambicja, përkushtimi, dedikimi ndaj arsimdhënies e të gjithë stafit do të bëjë që kjo qendër të numëroje përvjetore të tjera drejt rrugës së vazhdueshme të suksesit.

4_tetor_2018_Page_1.png

 

AEL mund ta gjeni edhe në rrjetet sociale:

Facebook: https://www.facebook.com/ael.albania/

Instagram: https://www.instagram.com/ael.albania/

YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCG3xgpJdcQ9W3jtE1fh6Dmw/videos?view_as=subscriber

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824