Koha ikën pa u ndjerë dhe tashmë vogëlushi i Tunës i quajtur Tian ka mbushur 1 vjeç.
Larg skenave muzikore, mami Tuna na ka lënë përshtypje se i është përkushtuar totalisht vogëlushit të saj, e thënë kjo pasi ishim mësuar ta shikonim këngëtaren e famshme me një agjendë të ngjeshur duke përfshirë koncertet e shumta dhe realizimet e reja për publikun.
Vera po vjen dhe një nga çështjet më delikate është sesi të kemi linja trupore të admirueshme.
Tuna e ka zgjidhjen dhe përpos dietave ushqimore na ka treguar me postimet në Insta se relaksohet duke u stërvitur me vogëlushin Tian.
Sa tablo e bukur familjare! Stërvitja e Tunës me siguri do të japë dy fishin e arritjeve me Tianin pranë.