Dy ditë më parë një video banale qarkulloi në rrjet, ku disa të rinj ishin përfshirë në një sherr me kapje flokësh dhe fjalor të papërmbajtur, të cilët bënë bujë teksa u shpërndanë në median online. Një nga vajzat e përfshira në sherrin e ndodhur sipas JOQ është ish missi, Trejsi Sejdini.
Pas informacioneve të burimit, i cili është shprehur se sherri kishte ndodhur mes Trejsi Sejdinit dhe disa vajzave, Dosja.al kontaktoi me modelen, por ajo mohoi të kishte ndodhur diçka e tillë. Sejdini madje shtoi se makina nuk ishte e saj.
Pas videos në fjalë, ka reaguar Trejsi Sejdini, që nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, i quan dy vajzat e sherrit humbëse.
“Nuk e di pse shqetësohen aq shumë këto vajza, sa arrijnë në një pikë dhe heqin dorë. Unë jam unë, unë fitoj…ti humbet”- shkruan Trejsi Sejdini në postimin e shpërndarë në profilin e saj në Instagram.