INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të shëndoshë apo elegantë? Ku renditen shqiptarët sipas OBSH-së

Publikuar më: 09:11 29-11-2018

Shqiptarët në 10 vitet e fundit prej kequshqyerjes apo jetës sedentare po kthehen në obezë. Në këtë konkluzion ka arritur Organizata Botërore e Shëndetësisë, që raporton se gati 22% e popullsisë shqiptare konsiderohet obeze.
Në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria renditet në vendin e 21 nga 33 shtete. Shqiptarët kanë qenë shumë më elegantë 10 vjet më parë. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë, që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 22% të popullsisë, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë.
Në Europë, shteti ku ka më shumë të shëndoshë është Turqia. 32% e popullsisë konsiderohet nga OBSH, që është mbipeshë. Më pas renditen maltezët, me gati 29% dhe në vend të tretë janë anglezët, me gati 28% të popullsisë që rezulton obeze. Më pas në listë renditen hungarezët, çekët, irlandezët, grekët, kroatët, spanjollët dhe malazezët.
Ndërsa listën e më elegantëve e kryesojnë boshnjakët, ku vetëm 18% e popullsisë është mbipeshë. Shtete të tjera në Europë, me popullsi elegante janë Zvicra, Danimarka, Italia, Austria, Sllovenia, Holanda, ku deri në 20% e popullsisë është obeze.
Shqipëria në raport me shtete e rajonit renditet në vendin e tretë. Në vendin e parë me prevalencë më të lartë është Mali i Zi me 23.3%. Të dytët me normë më të lartë janë maqedonasit.
Kurse në botë, shtetet e mëdha me nivelin më të lartë të obezitetit janë Kuvajti dhe SHBA-ja, ku rreth 37% e popullsisë konsiderohet obeze.
Ndërsa më elegantët në botë janë indianët, vietnamezët, japonezët dhe koreanët.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818