INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shesësh një pronë në Shqipëri taksohesh më shumë se në shumë vende të zhvilluara

Të shesësh një pronë në Shqipëri taksohesh më shumë se në shumë vende të zhvilluara

Publikuar më: 09:14 11-09-2019

Nëse doni të shisni një pronë në Shqipëri duhet të mendoheni mirë. Pasi taksa është shumë e lartë rreth 15%. Rezultojmë vendi i dytë në rajon për nivel kaq të lartë të taksimit pas Serbisë që e ka 20%. Në një kohë që është paradoksale që në Europë lëmë pas Italinë dhe Gjermaninë që dihet se kanë të ardhura dhe nivel jetëse shumë të lartë.

Ndërsa shtete të tjera, në Bosnje Hercegovinë, paguhet 9% dhe në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë taksa e shitjes së banesës është 10%.
Gjithësesi siç e thamë më lart në Europë ka shumë vende të zhvilluara që këtë taksë e kanë të zero. Bëhet fjalë për Italinë, Poloninë, Monakon, Rumaninë, Kroacinë e madje edhe Gjermaninë. Edhe Holanda e ka minimale këtë taksë. Ndërsa taksën më të shtrenjët në Europë e ka Finlanda, me 34% dhe më pas vjen Franca.
Në shumë vende europiane kriteret për pagimin e taksësë së shitjes variojnë në rastet se banesa ose objekti është pronë e parë, e dytë dhe kështu me radhë.

Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752