Me siguri një vend për të gjithë të dashuruarit dhe një ide shumë origjinale.
Bëhet fjalë për zonën Cilento në Trentinara në Itali, ku mund të shijoni pamjen që të ofron zona, por keni një detyrim. Një tabelë ju kërkon që të putheni.
Një vend i tillë me një perëndim unik të diellit shkruajnë mediat italiane ka inspiruar shumë çifte dhe së fundmi edhe idenë për të vendosur një tabelë, me detyrimin për t’u puthur.
Komuna e pranoi idenë dhe sot do të jeni të detyruar që teksa shijoni pamjen edhe të putheni.
Një tabelë e tillë i kushtohet Isabelës dhe Saul, dy të rinj të dashuruar histori legjendare e zonës një histori e ngjashme me Romeon e Zhulietën.
“Ideja për të vendosur një tabelë të tillë është një himn për dashurinë në të gjitha format e saj edhe kundrejt natyrës. Mund të jemi ndryshe edhe vendi i puthjeve” u shpreh për mediat ideatori.