INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shikosh filma apo të lexosh? Ja cila është zgjedhja më e mirë sipas këtij studimi

Të shikosh filma apo të lexosh? Ja cila është zgjedhja më e mirë sipas këtij studimi

Publikuar më: 19:30 08-05-2017

Nëse keni nevojë për një motivim të vogël për t’i shkuar në fund faqeve të librit që keni filluar të lexoni shekuj më parë, mos u mërzisni, këtë ua ofron Universiteti Kingston. Sipas një studimi të realizuar në këtë universitet në Londër, ata që lëxojnë në vend se të shikojnë televizion, kanë më shumë gjasa të sillen në një mënyrë më shoqërore.

Me fjalë të tjera, leximi në të vërtetë mund t’ju bëjë njerëz më “të bukur”.

Nga 123 personat që morën pjesë në studim rreth librave dhe preferencave në televizion, rezultatet tregojnë se ata që lexojnë janë më të prirur për tu sjellë më mirë në shoqëri dhe tregojnë interes për të tjerët.

Ndërkohë që ata të cilët shikojnë televizon apo shfaqje, janë më pak të interesuar për të tjerët.

Për ata që nuk mund t’i heqin sytë nga Netflix, na vjen keq!

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922