INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shkulim urrejtjen! - Reagimi i paqtë i priftit Dom Gjergji për protestën tek liqeni

Të shkulim urrejtjen! - Reagimi i paqtë i priftit Dom Gjergji për protestën tek liqeni

Publikuar më: 15:01 23-02-2016

Prifti katolik, Gjergj Meta ka shkruar një mesazh paqeje në rrjetet sociale për protesat e ditëve të fundit tek Parku i Liqenit. 

Ai nuk e sheh të udhës, që të ndahet bota në policë të këqinj e protestues të mirë. Sipas tij këto fjalë nuk i bëjnë mire as vetes e as së vërtetës.
“Protestues dhe policë janë bijtë e kësaj shoqërie. Mos ta ndajmë botën bardh e zi. Po i trajtojmë policët si kriminelë. Mua kjo nuk më pëlqen! Dhe protestoj kundër këtij vizioni po aq sa mbroj edhe ekologjinë. Ka edhe një ekologji të vizionit të jetës dhe të shoqërise, që duhet të mbrojmë të gjithë. Ju lutem, mos të krijojmë urrejtje…se na plasi shpirtin kjo klimë e ndotur me urrejtje! Të shkulim urrejtjen e të mbjellim farën e të bukurës, të mirës dhe dashurisë”. përfundon mesazhin Dom Gjergj Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0015769004821777