INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shkurtra, por me stil: 5 këshilla mode që duhet të ndiqni [FOTO]

Të shkurtra, por me stil: 5 këshilla mode që duhet të ndiqni [FOTO]

Publikuar më: 18:04 23-11-2016

Kush tha se të jesh e shkurtër nuk është në favorin tënd përsa i përket stilit?

Për t’iu ndihmuar të zgjidhni çdo problem lidhur me shtatin tuaj, ne kemi këshillat më të mira të modës vetëm për vajzat e shkurtra.

E nisim nga pantallonat, të cilat duhet të jenë ose shumë të gjata ose deri tek kyçi i këmbës. Çdo gjë në mes do i bëntë këmbët tuaja të dukeshin edhe më të shkurtra. Provoni të vishni pantallona ose xhinse të prera në fund kombinuar me një palë këpucë të sheshta, edhe pse ndonjëherë preferohen edhe pak taka.

stil1.jpg


Fundet në formë kove të “mashtronjë” por edhe të mrekullojnë! Linja në formë trekëndëshe me bel të lartë apo edhe kulotat krijojnë iluzionin se dukeni më të gjata. Gjithashtu i japin veshjes tuaj më shumë stil femëror.

PicMonkey_Collageg.jpg


Kombinoni njësoj pjesën e sipërme me pjesën e poshtme. Nuk ka rëndësi nëse përdorni vetëm një ngjyrë apo printe të ndryshme, të kombinohesh njësoj si lart edhe poshtë iu bën të dukeni më të gjata.

PicMonkey_Collage.jpg

 

Këtë vit një trend që na bëri për vete është pikërisht ai i mëngëve super të gjata. Ne iu këshillojmë ta shrytëzoni sa herë të mundeni.

040416-extreme-sleeves-lead.jpg

 

Këpucët në formë V janë miku më i mirë i pulpalve tuaja. Këto lloj këpucësh të cilat kanë një prerje në formë V në pjesën para janë tepër në modë këtë vit dhe i kemi parë në të veshura nga shumë blogere dhe ekperte mode. Ato jo vetëm që duken bukur, por të japin idene se këmbët tuaja duken më të gjata.

PicMonkey_Collager.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756