Dren Abazi zotëron qiellin!
Për momentin këngëtari 31-vjeçar ndodhet në kryeqytetin e Evropës, Paris. pas gjithë atyre pamjeve mbresëlënëse që mund të shohësh rreth e rrotull këtij qyteti mahnitës, nëse e ngre kokën lart, shanset janë se qielli do të ketë një pamje të tillë...një pikturë e futur në kornizë nga ndërtesat mijëvjeçare. Përveç talentit të tij të padiskutuar në muzikë, Dreni duket se ka edhe një sy të mprehtë për fotografi. Në foton e mëposhtmë të postuar në Instagramin e tij, ai shkruan: "We own the Sky", por mesa duket "mbreti i qiellit" është vetë ai!