INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shqetësuar nga hipertensioni? Mjafton të bëni një video-selfie dhe matni presionin e gjakut

Të shqetësuar nga hipertensioni? Mjafton të bëni një video-selfie dhe matni presionin e gjakut

Publikuar më: 10:41 07-08-2019

Përpjekjet për të siguruar një shëndet më të mirë vijojnë pa u ndalur dhe ekspertët i besojnë edhe teknologjisë si një mënyrë për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh në trupin e njeriut.

Dhe këtë herë një projekt shumë interesant është ndërmarrë nga disa kërkues në Universitetin e Torontos.

Sipas tyre do të mjaftonte një ditë për të matur presionin e gjakut, thjesht bëni një selfie ose më mirë bëni një video të shpejtë të fytyrës tuaj me celularin tuaj: një instrument optik lexon ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e fytyrës. Dhe duke u bazuar në këto parametra llogarit tensionin e gjakut me një saktësi e krahasueshme me atë të aparatëve të tensionit.

Ekspertët fillimisht testuan 'selfie-video' për të matur presionin e gjakut mbi 1300 individë.

Me një smartphone të thjeshtë, prodhohet një video 2-minutëshe e fytyrës (por studiuesit kanadezë janë duke përsosur gjithçka, në mënyrë që në të ardhmen një xhirim prej vetëm 30 sekondash të jetë i mjaftueshëm).

Një program i vendosur në celular,'lexon' në video ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e gjakut të fytyrës dhe përkthen informacionin optik në të dhënat e presionit të individit.

Ekspertët fillimisht vendosën softuerin duke krahasuar rezultatet me ato të pajisjeve matëse të presionit normal. Programi arriti një saktësi prej 95-96%, plotësisht e krahasueshme me një aparat matës konvencional.

Nëse efektiviteti i softwerit konfirmohet në një mostër më të madhe të individëve, të të gjitha grupeve etnike, ky sistem mund të përdoret për matjet e presionit në çdo kohë që ju dëshironi.

Një projekt i tillë është shumëiI rëndësishëm për të matur presionin e gjakut, pasi hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) është një problem i përhapur gjerësisht dhe përfaqëson një nga faktorët kryesorë të rrezikut kardiovaskular.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324