Disa të shtëna armësh janë raportuar në qendrën e vizitorëve në Kapitol Hill, Washington. Një nga policët që ndërhynë në këtë situatë, ka mbetur i plagosur dhe ka dëmtime të lehta. Ndërkohë është arrestuar dhe përsoni i dyshuar, identititeti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Forcat policorë menjëherë e kanë vënë zonën nën kontroll.
Gazetarët, turistët e të pranishmit janë urdhëruar që të strehohen brenda kompleksit ose në ndërtesën e gjykatës supreme në SHBA. Është mbyllur senati i SHBA-së, ndërkohë që janë evakuuaur të gjithë senatorët dhe punonjësit.
Disa prej senatoreve ndodheshin jashtë ndërtesës së Senatit kur degjuan reth 6-7 të shtëna.