Një person i armatosur ka hapur zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve të NBC Miami 9 persona janë qëlluar me armë, ndërkohë që 5 të tjerë kanë humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e marrjes së bagazheve në terminalin 2, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit.