Më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë”, në Kamëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C.
Nuk ka patur dëmtime në njerëz.
Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.