INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditet Lezha, miku i familjes vret kryeplakun e fshatit, ja motivi…

Tronditet Lezha, miku i familjes vret kryeplakun e fshatit, ja motivi…

Publikuar më: 07:19 19-06-2019

Vrasjet në Lezhë nuk kanë të ndalur. Këtë mëngjes, Lezha është tronditur nga vrasja e një kryeplaku. Gjin Marku, kryeplak i fshatit Mërqi, ka mbetur i vrarë nga plumbat e një arme zjarri.

Ai është vrarë në vendin ku ushtronte detyrën. Sipas policisë lokale Gjin Marku është vrarë nga T.Gj nga fshati Kashnjet i Lezhës, i cili ishte mik i familjes së viktimës.
Shkaku kryesor që dyshohet se shkaktoi këtë vrasje është një konflikt pronash mes dy miqve. Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në një fushë ku kryeplaku ishte duke punuar.
Ndërkohë, autori pavarsisht se është identifikuar ai ende nuk është vënë në pranga.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0024559497833252