Shumë njerëz janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë mbetur të plagosur në një Gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat vendase.
Të shtënat me armë kanë ndodhur disa minuta më parë në Gjykatën e Qarkut në Miçigan ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie. Identiteti i autorit nuk dihet ende. “WoodTV” raporton se disa persona janë plagosur por numri i saktë është i paqartë.Newsbomb.al