INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë në një lokal në Tiranë, ndalohen dy policë burgjesh

Të shtëna me armë në një lokal në Tiranë, ndalohen dy policë burgjesh

Publikuar më: 17:50 05-07-2016

Në orët e para të mëngjesit ka patur të shtëna në lokalin në zonën e Priskës. Edhe pse pronari është munduar t’I fshehë, gjithçka ka dalë në dritë. Tre persona po hetohen në gjendje të lirë dhe 1 i katërt u ndaluan nga policia e Tiranës. Të përfshirë janë një 21-vjeçar dhe 2 punonjës policie të Burgut 313.

DETAJET E PLOTA NGA POLICIA:

Më datë 05.07.2016, Specialistët për Hetimin e Krimit të  Komisariatit të Policisë Nr 4, ndaluan shtetasin,

Ardi Ajdini, 21 vjeç, banues në Tiranë                            

Gjithashtu u proçeduan penalisht në gjendje të lirë  shtetasit:

-Hamza Agaci, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh.

-Adrian Gjonaj, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë polic burgjesh.

-Xh Picalli, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Rreth orës 01:20, të datës 05.07.2016, tek nr 112 ka ardhur një njoftim se tek një lokal në zonën e Priskës, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur 3 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me mbishkrimin "Luger", të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi Ardi Ajdini i cili është dhe pronari i lokalit është arrestuar në flagrancë për veprën penale  "Moskallëzim krimi" dhe "Prishje e qetësisë publike", pasi ky shtetas ka pretenduar që nuk ka patur të shtëna me armë zjarri por kanë qënë fishekëzajrrë.

Shtetasit Hamza Agaci dhe Adrian Gjonaj të cilët janë punonjës policie pranë burgut 313, nuk kanë dhënë informacion mbi ngjarjen e ndodhur, të cilët do të ndiqen në gjendje të lirë për veprën penale  "Moskallëzim krimi".

Në momentin e shoqërimit këta dy shtetas kanë patur edhe armët e shërbimit me vete (pistoleta të tipit "TT"), të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar për egzaminim në laborator, por nga kqyrja paraprake gëzhojat që u gjetën dhe u sekuestruan  nuk përputhen vizulalisht me fishekët që qiten nga  pistoleta e tipit "TT".

Shtetasi Xhesajn Picalli, kamarier i lokalit do të ndiqet gjithashtu penalisht, në gjendje të lirë për veprën penale  "Moskallezim krimi".

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale "Moskallëzim krimi",  "Prishje e qetësisë publike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe  municionit", parashikuar nga Nenet 300, 274 dhe 278 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338