Është raportuar për të shtëna me armë në një qendër tregtare në Mynih të Gjermanisë. Sipas raportimeve të mediave lokale, ka edhe viktima por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Videot e postuara në rrjetet sociale nga dëshmitarët okularë, tregojnë momentin kur njerëzit largohen të frikësuar nga vendi i ngjarjes. Këto të shtëna janë dëgjuar në qendrën OEZ, e cila është qendra më e madhe tregtare në Bavari. Policia menjëherë ka rrethuar zonën përreth qendrës tregtare.
Shooting in #Munich shopping mall #OEZ!! People running away to seek shelter!! pic.twitter.com/PB189s6RQy
— Thamina Stoll (@thaminastoll) July 22, 2016