Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në San Bernardino të Kalifornisë.
Një person ka hapur zjarr në ambientet e një shkolle fillore duke vrarë dy persona, një mësues dhe një nxënës dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia lokale është përgjigjur menjëherë duke i bërë thirrje nxënësve dhe stafit të shkollës të strehohen në vende të sigurta.
Raportimet më të fundit bëjnë me dije se autori është qëlluar nga forcat e policisë.
Qyteti i San Bernardinos u trondit rreth dy vite më parë kur një ekstremist islamik hapi zjarr në rrugë duke vrarë 14 persona dhe plagosur 22 të tjerë.