Në një xhami në Bangladesh ku ndodheshin 300 mijë besimtarë është shtënë me armë. Ngjarja ka ndodhur 100 metra në verilindje të Dakës dhe për pasojë ka mbetur i vrarë 1 polic dhe 1 besimtar si dhe janë plagosur së paku 5 persona.
Ndërkohë që të dyshuarit janë rrethuar nga policia në një shtëpi dhe janë kapur më pas.
“Nuk është ende e qartë se kush ishte prapa sulmit, por këta terroristë janë kundër praktikave të vërteta fetare të Islamit dhe kundër qeverisë laike demokratike”– ka thënë njëri nga ministrat për CNN.