INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë në Parlamentin e Iranit

Të shtëna me armë në Parlamentin e Iranit

Publikuar më: 08:15 07-06-2017

Breshëri të shtënash janë raportuar në korridoret e parlamentit iranian

Siç raportojnë mediat vendase nga të shtenat me armë deri tani raportohet për plagosjen e një roje, por flitet që ka edhe persona të tjerë.

Gjithashtu ka raportime se ka pasur të shtëna me armë edhe në mauzoleumin e Ayatollah Khomeinit, themeluesit të shtetit modern të Iranit.

Forca të shumta të sigurisë ndodhen brenda dhe jashtë parlamentit.

Agjencia IRIB  citon një deputet të ketë thënë se ka pasur një numër sulmuesish në ndërtesën e parlamentit, të armatosur me kallashnikov AK-47.

“Kishte tre sulmues të armatosur, dy me kallashnikov dhe një me pistoletë të vogël,” citohet të ketë thënë deputeti Elyas Hazrati.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605