Një konflikt mes disa personash ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Pezë të Tiranës.
Gjatë sherrit ka pasur përplasje me armë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se i plagosuri është Enver Karaj, i cili është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.
Pas ngjarjes së rëndë u dorëzua në policia autori i krimit, Flamur Karaj, i cili është njëherësh edhe punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.