Disa persona kanë mbetur të vdekur e disa të tjerë janë lënduar nga të shtënat që kanë ndodhur Jacksonville Landing të Floridas, mbrëmjen e sotme. Policia raporton për disa të vrarë dhe bën thirrje që njerëzit të shmangin zonën ku është regjistruar ngjarja.
Sulmi është regjistruar gjatë një turneu lojërash në Jacksonville Landing Area, në një moment kur qendra ishte frekuentuar nga një numër mjaft i madh njerëzish. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet dhe personat që kryen sulmin e armatosur.
Paraprakisht raportohet për të paktën 4 persona që kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë të plagosur, që janë transportuar në qendrat spitalore më të afërta.
Mësohet se mes të plagosurve është dhe një shqiptar, Drini Gjoka. “Ishte dita më e keqe e jetës sime, Plumbi goditi në gishtin tim” ka shkruar Drini, e ndërsa ka shtuar se jeta mund të të shkurtohet në një sekondë.
Siç ka shkruar në profilin e tij, 19 vjeçari sapo kishte fituar garën e tij të parë në turne.