Një person i armatosur ha hapur zjarr në qendër të qytetit dhe si pasojë ka humbur jetën një grua dhe 3 persona kanë mbetur të plagosur, bëjnë me dije mediat lokale. Policia dha alarmin e u kërkoi njerëzve t’i qëndrojnë larg qendrës së qytetit pas të shtënave të regjistruara atje.
27-vjeçarja vdiq nga goditja me plumb në kokë, një tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa dy gra mësohet të jenë qëlluar me thikë. Njerëzit i ka përfshirë paniku e janë shtyrë të largohen kush e kush më parë.
Nuk është e qartë për momentin nëse agresori është vënë nën kontroll nga policia.
Një ditë më parë, në Austin humbën jetën 16 persona, pasi balona me të cilën ata udhëtonin mori flakë dhe u rrëzua. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa autoritetet amerikane po hetojnë në disa pista.
Active shooter incident downtown, multiple victims. Stay away from downtown. Media: Dont call for updates at this time, more to follow. PIO6
— Austin Police Dept (@Austin_Police) July 31, 2016