Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën e Kavajës, në zonën e njohur si “pallatet e Delijorgjit”. Nuk dihet identiteti i të plagosurit, i cili fatmirësisth është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për sulmin me armë si dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.