Shtëpia e Bardhë është mbyllur këtë mbrëmje pasi është raportuar për të shtëna afër rezidencës presidenciale, ku ka mbetur i plagosur një person. Menjëherë policia dhe forcat e shërbimit sekret kanë rrethuar zonën. Mediat amerikane raportojnë se një person është është qëlluar nga forcat sekrete, por asgjë nuk dihet rreth arsyes dhe gjendjes së tij. Menjëherë policia dhe forcat e shërbimit sekret kanë rrethuar zonën. Në atë moment Presidenti nuk ishte në shtëpi, por ishte duke luajtur Golf, në Maryland. Sipas policisë, të shtënat ndodhën pas orës 3:00 pasdite, me orën lokale. Nga raportimet mësohet se, vizitorët kanë shkruajtur në Twitter se kanë parë”shumë persona me armë” pasi u dëgjuan të shtënat.