Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake mendohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa nuk raportohet për viktima. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje pas njoftimit me anë të një telefonate në sallën operative dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas burimeve të policisë bazuar te dëshmitë e para të banorëve të zonës të shtënat me armë zjarri kanë ardhur nga një person që lëvizte më një makinë tip BMW X5 ngjyrë gri.