INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë tek Zogu i Zi, policia kap trafikantin

Të shtëna me armë tek Zogu i Zi, policia kap trafikantin

Publikuar më: 14:23 04-05-2016

Policia për të ndaluar një trafikant ka shtrënë me armë në ajër. Pamja në dukje si skenë filmash ka tronditur banorët dhe kalimtarët pranë Zogut të Zi në Tiranë.
Në orët e mesditës të së mërkurës, policia është vënë në ndjekje të një trafikanti nga Lazarati, pasi ai nuk i është bindur urdhërit për kontroll të efektivë të policisë dhe ka gjuajtur me grush një prej tyre.
Për këtë arsye policia është detyruar të përdorë armët, pasi Bako Buzheri.
Më pas në aksion u përfshinë dhe patrullat "Shqiponja", që kryenë dhe arrestimin e tij dhe me vete kishte Buzheri kishte dhe lëndë narkotike.

Po kush është Bako Buzheri?

Buzheri zbulohet se ka qënë i dënuar me 23 vite burg, por ishte liruar nga Gjykata e Apelit. Ai është njëri nga shtatë lazaratasit që u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se kanë rrëmbyer e mbajtur peng katër persona me të cilët kanë pasur konflikt për çështje droge.
Ngjarja ka ndodhur më 3 mars 2012 në Gjirokastër e Lazarat. Për shtatë personat, nga Gjykata është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, por prangosja e tyre nuk ka qenë e mundur.
Atëherë kishte dyshime se të akuzuarit qëndronin brenda në Lazarat dhe policia nuk ka arritur t’i ndalojë. Sipas Prokurorisë, personat e rrëmbyer në Gjirokastër dhe të mbajtur peng në një shtëpi të boshatisur në Lazarat, janë Ergest Shele, Velo Shele, Kosta Agora dhe Ergys Goxhaj.
Ata kanë denoncuar fillimisht në Policinë e Gjirokastrës, se më 4 mars 2012 janë rrëmbyer dhe janë keqtrajtuar fizikisht nga grupi i Lazaratit, pasi shtatë të kërkuarit dyshonin se të rrëmbyerit kishin vjedhur lëndën narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0019989013671875