Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas policisë, të shtënat janë regjistruar rreth orës 20:20, në zonën e Kinostudios. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se dy persona ende të pa identifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasin E. D. Ky i fundit u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dyshohet se është përdorur një armë zjarri e kalibrit të vogël. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.