Të paktën 5 persona kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë plagosur ditën e sotme në Rancho Tehama në veri të Kalifornisë, pas të shtënave me barmë zjarri në një shkollë fillore.
Mes viktimave dyshohet se ndodhet edhe sulmuesi. Ndër të plagosurit është edhe një fëmijë dyvjeçar, i cili u qëllua dy herë nga sulmuesi, si dhe një fëmijë tjetër i cili mori një goditje në këmbë.
Sipas një banori të qytetit, personi që hapi zjarr ishte fqinji i tij, i cili kohët e fundit "kishte qëlluar qindra e mijëra plumba."Ne thamë se ai djalë ishte jashtë mendjes dhe se herët a vonë do të ndodhte diçka.", ka thënë banori.